Aktualitet

Grabiti varëset e floririt, policia vendos në pranga autorin në Durrës

34-vjeçari është kallzuar penalisht nga disa persona si autor i vjedhjes së disa varëseve të floririt.

26 Tetor 2023, 13:01 Nga h.k
Grabiti varëset e floririt, policia vendos në pranga autorin në
Policia Durres

DURRËS- Redi Sako, është vendosur në pranga nga Policia e Durrësit për veprën penale të vjedhjes gjatë muajit Korrik-Gusht në zonën e bregdetit.

34-vjeçari është kallzuar penalisht nga disa persona si autor i vjedhjes së disa varëseve të floririt. Policia po vijon hetime për zhvillimet e mëtejshme proceduriale. 

NJOFTIMI I POLICISË

"Iu vodhi varëset e floririt, 2 shtetasve, gjatë muajit gusht, identifikohet, kapet dhe arrestohet 34-vjeçari. Si rezultat i hetimeve të kryera pas kallëzimeve të 2 shtetasve, se më datat 2 dhe 30 gusht 2023, në lagjet nr. 18 dhe nr. 18/1, Durrës, iu ishin vjedhur varëset e floririt, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës identifikuan, kapën dhe vunë në pranga autorin e dyshuar të këtyre 2 vjedhjeve, shtetasin R. S., 34 vjeç, banues në Durrës. Gjithashtu, vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi  R. S. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë."

redi sako vjedhje ne durres

Sondazh

Poll