Arrestimi i ish-drejtoreshës së Kadastrës/ SPAK: Bashkëpunoi me grupin kriminal, sekuestrohen 49 pasuritë e dy vëllezërve
Midis pasurive të sekuestruara janë dhe 16 apartamente në Fier dhe 27 llogari bankare.
TIRANË- Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar (SPAK) paraditen e sotme ka njoftuar nëpërmjet një deklarate për mediat sekuestrimin e 49 pasurive, të dy vëllezërve të arrestuar si pjesë e një grupi kriminal me lidhje në Belgjikë. Disa orë më parë është bërë e ditur për mediat urdhëri i arrestit për Rajmonda Dashin, ish-Drejtoreshën e Kadastrës së Durrës nën akuzën për pastrim parash e cila rezulton e lidhur me grupin e strukturuar kriminal. Midis pasurive të sekuestruara janë dhe 16 apartamente në Fier dhe 27 llogari bankare të cilat kanë shërbyer si “pastrim parash”.
Dashi ka bashkëpunuar me dy vëllezërit për fshehjen e pasurisë, sipas SPAK, pas aktivitetit të provuar si vepër penale për trafikimin e lëndëve narkotike. Ish-drejtoresha ka ndihmuar dy vëllezërit për transferimin e pasurive me qëllim fshehjen e origjinës. Nga ana tjetër pas veprës së kundraligjshme të falsfikimit është kryer procesi i falsifikuar i investimit në pasuri të paluajtshme.
NJOFTIMI I SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbi bazën e akteve te dërguara nga autoritetet e Drejtësisë së Mbretërisë së Belgjikës ka regjistruar procedimin penal nr. 18, të vitit 2023, për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 287, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
Nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Drejtorine e Përgjithme të Policisë së Shtetit rezulton se shtetasit shqiptarë B. R dhe L. R (vëllezër), të dënuar nga autoritetet Belge të Drejtësisë për vepra penale të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike gjatë ushtrimit të këtij aktiviteti në bashkëpunim të veçantë me personat nën hetim A.M dhe R.D kanë kryer veprime sistematike, të vazhdueshme të kundërligjshme me qëllim pastrimin e të ardhurave që kanë përfituar nga kryerja e aktivitetit kriminal, nëpërmjet investimit në pasuri të paluajtshme në Shqipëri.
Veprimet e tyre kanë konsistuar a) në transferimin e pasurisë me qëllim fshehjen e orgjinës së paligjshme, b) fshehjes ose mbulimit të pronësisë ose të drejtave në lidhje me pasurinë, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale; c) fitimit të pronësisë, duke e ditur në çastin e marrjes në dorëzim të saj, që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale.
Në kuadër të këtij hetimi është kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktimi i masave të sigurimit personal shtrëngues për personat nën hetim.
Gjykata me vendimin nr. 114, datë 24.10.2023 ka caktuar masën e sigurimit personal shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga nenet 238 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasit B.R; L.R: A.M, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 287, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal dhe masën e sigurimit personal shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasen R.D, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 287, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka ekzekutuar në datën 26.10.2023 masat e sigurimit të caktuara nga Gjykata ndaj shtetasve A.M. dhe R.D.
Gjtihashtu gjatë hetimit janë identifikuar pasuritë dhe veprimet juridike të kryera mbi këto pasuri, ku është kërkuar sekuestrimi i pasurisë sipas ligjit Nr. 10 192, datë 3.12.2009, i ndryshuar, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.
Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 29, datë 23.10.2023 ka vendosur sekuestrimin për pasuritë e mëposhtme:
12 (dymbëdhjetë) apartamente në qytetin e Fierit;
4 (katër) apartamente në qytetin e Tiranës;
3 (tre) ambiente me funksion garazh në qytetin e Tiranës;
27 (njëzetë e shtatë) llogari bankare;
Një shoqëri tregëtare;
2 (dy) automjete;
Hetimi vazhdon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe identifikimi i pasurive të tjera.
Ish- drejtoresha është arrestuar paraditen e sotme në zyrat e ZVRP- Kamëz me urdhër arresti të nxjerrë nga SPAK.
Sondazh
Grabiti varëset e floririt, policia vendos në pranga autorin në Durrës
Policia Durres DURRËS- Redi Sako, është vendosur në pranga nga Policia e Durrësit për veprën penale të vjedhjes gja...
"Për eshtrat e babit tënd"/ Nxënësi e goditi me karrige, mësuesja e Lezhës përfundon te Trauma
Gjimnazi ne Lezhe TIRANË-Mësuesja e gjimnazit të Lezhës Majlinda Palushi është dërguar ditën e sotme në spita...
Konflikt mes dy personave te "Konferenca e Pezës", qëllohet me armë zjarri drejt makinës
Policia TIRANË- Qëllohet me armë zjarri në drejtim të një makine në kryeqytet. Forcat blu, bëjnë të ditur...
E RËNDË në Tiranë/ 49-vjeçari lag me benzinë veten dhe bashkëshorten, tenton të largohet me makinë, përplaset me murin
Foto ilustruese TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në kryeqytet, ku një 49-vjeçar nën efektin e alkolit k...
Akuzohet për blerje votash, Gjykata Kushtetuese kalon për gjykim çështjen e Fredi Belerit
Fredi Beleri TIRANË- Gjykata Kushtetuese kalon për shqyrtim çështjen ‘Beleri’. Shqyrtimi do të bëhet në se...
Kishin dalë së bashku për gjueti, 38 vjeçari plagos aksidentalisht me armë gjahu kushëririn e tij
Policia PËRMET- Një 38 vjeçar është arrestuar pasi ka plagosur aksidentalisht kushëririn e tij. Ngjarja ka ndodhur teksa at...
VIDEO/Çështja për Berishën, deklaratat e dy avokateve për gazetarët: Përderisa dal nga salla….
Avokatet TIRANË- Seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha në GJKKO është shtyrë. Dy avokatet e caktuara nga shtetit, Rabie C...
Përdhunimi i 26-vjeçares në Vlorë/ Reagon "Avokati i Popullit": Dënojmë cënimin e lirisë
Institucioni i "Avokatit të Popullit" TIRANË-Avokati i Popullit ka reaguar paraditen e sotme nëpërmjet një njoftimi zyrtar lidhur ...
Procesi ndaj Berishës në GJKKO/ Zbardhen DEBATET! Avokatja: Kërkoj kohë për t'u njohur me dosjen, u njoftova mbrëmë
Dy avokatet TIRANË- Zbardhen debatet brenda seancës gjyqësore për kryedemokratin Sali Berisha, mes avokates së caktuar nga sh...
VIDEO/ Si e pini kafen? Presidenti Begaj: Shqeto se sheqer jam vetë
Bajram Begaj TIRANË-Presidenti i vendit Bajram Begaj gjatë një interviste me gazetarët ka treguar edhe sesi e konsumon kafen. Ai tha s...
