Aktualitet

Konflikt mes dy personave te "Konferenca e Pezës", qëllohet me armë zjarri drejt makinës

Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

26 Tetor 2023, 12:16 Nga A.B
Konflikt mes dy personave te "Konferenca e Pezës", qëllohet
Policia

TIRANË- Qëllohet me armë zjarri në drejtim të një makine në kryeqytet. Forcat blu, bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:40, në rrugën "Konferenca e Pezës". Gjatë një konflikti për motive të dobëta, një person ende i paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me drejtues personin me inicialet Z. M.

Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 26.10.2023, rreth orës 03:40, në rrugën "Konferenca e Pezës", gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me drejtues shtetasin Z. M. Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

te shtena me arme ne tirane

Sondazh

Poll