Bota

Hodhi veten në erë, mbetjet e liderit të ISIS al-Bagdad varrosen në det, pëson të njëjtin fat si Bin Laden

28 Tetor 2019, 21:57 Nga DOSJA
Hodhi veten në erë, mbetjet e liderit të ISIS al-Bagdad varrosen

SIRI- Mbetjet e Abu Bakr al-Bagdadi janë hedhur në det pasi forcat amerikane arritën që të konfirmonin identitetin e liderit të ISIS.

Eshtrat e tij u varrosën më pas në det, njësoj si ato të Osama bin Ladenit pasi ky i fundit u vra në Pakistan në vitin 2011.

Identiteti i tij u konfirmua duke përdorur mostra të ADN-së të marra nga të brendshmet dhe gjaku i tij.

Trupi i tij u gjymtua gjatë shpërthimit dhe trupat amerikane u deshën që të gërmonin nëpër mbeturina për të arritur të gjejnë pjesëza nga kufoma e tij.

Disa ditë më parë mediat e huaja raportuan se gjatë një aksioni ushtarak lideri i Shtetit Islamik, ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi vrau veten duke shpërthyer jelekun me eksploziv që kisht veshur.

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump e krahasoi liderin e Shtetit Islamik, ISIS, me qen një vuan, ndërsa ndihej i lumtur që nuk kishte asnjë qytetar amerikanë që kanë humbur jetën.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota abu bakr al-baghdadi abu bakr al-baghdadi

Sondazh

Poll