Bota

Vrau liderin e ISIS/ Njihuni me njësinë e frikshme amerikane, ushtarët stërviten në shkollën më të vështirë ushtarake

28 Tetor 2019, 12:34 Nga DOSJA
Vrau liderin e ISIS/ Njihuni me njësinë e frikshme amerikane,

Lideri i ISIS Abu Bakr al-Bagdadi u vra të djelën nga njësia amerikane Delta Force,  mbështetur nga Rangers. Po kush është njësia e frikshme amerikane që “shigjetoi” liderin e ISIS? Delta Force është njësia më e vogël elitare e Ushtrisë Amerikane. Djemtë e kësaj njësie vijnë nga njësia “Ranger”, pasi të kenë fituar disa vite përvojë. Ata janë të specializuar për shumë gjëra, duke nisur nga misionet për shpëtimin e pengjeve, tek misionet për kapjen e të burgosurve. Delta Force ka qenë pjesë e shumë misioneve të rëndësishme që nga lufta në Afganistan, tek sulmet e 11 shtatorit dhe mposhtja e talebanëve. “Delta Force” janë operatorë të forcave speciale që kryesisht përqëndrohen në aktivitete anti-terroriste. Ata shkojnë në territoret armiqësore të ndarë në ekipe të vogla.

Ranger janë pika kryesore në ushtrinë amerikane. Ata janë të ndarë në tre batalione përkatëse. Cilat janë këto tre batalione?

Njëri batalion është gjithnjë i vendosur në statusin e forcës “Rangers Ready”. Ky batalion mund të vendoset në çdo vend të botës brenda 18 orëve. Misioni Ranger vihet në veprim gjatë armiqësive që sapo kanë nisur mes SHBA-së dhe një armiku të mesëm. Për të qenë pjesë e Ranger duhet që të përfundosh një nga shkollat më të vështira të forcimit ushtarak në botë. Njësitë e Ranger krijojnë perimetra sigurie për Delta, për të mos pasur supriza gjatë sulmeve. Rangers vlerësohen si pjesë e operacioneve speciale, por që shkojnë në misione më të vështira veprimi./ quora.com

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota abu bakr al-bagdadi vrasja e liderit te isis abu bakr al-bagdadi vrasja e liderit te isis

Sondazh

Poll

Bota 28 Tetor 2019, 07:54

Irak- Një ditë më parë u raportua se u vra në Irak lideri i Shtetit Islamik, ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi. Ky ishte një nga personat më të kërkuar në botë pas Osa...