Bota

“U vra duke qarë e bërtitur” Moska pretendon se al-Bagdadi mund të jetë akoma gjallë

28 Tetor 2019, 12:14 Nga DOSJA
“U vra duke qarë e bërtitur” Moska pretendon se al-Bagdadi

MOSKË- Rusia pretendon se udhëheqësi i ISIS-it Abu Bakr al-Bagdadi mund të jetë akoma gjallë dhe tallen me ‘raportin e pestë të vdekjes së tij – pasi Moska pretendoi se e kishte vrarë atë dy vjet më parë.

Rusia ka tallur pretendimet e Amerikës se lideri i ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi vdiq gjatë një sulmi në fundjavë, duke e quajtur atë raportin e “pestë të vdekjes së terroristit të frikshëm.”

Ministria e Mbrojtjes në Moskë ka thënë se “nuk ka informacion të besueshëm në lidhje me veprimet e ushtrisë amerikane” ndërsa sugjeroi që udhëheqësi terrorist mund të jetë akoma gjallë.

Bagdadi është raportuar i vdekur disa herë që kur u ngrit në krye si udhëheqësi i ISIS në 2014, së fundmi edhe nga Rusia  e cila pretendoi se e kishte vrarë atë në një sulm ajror në Raqqa në qershor 2017.

Burimi: Dailymail  

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota abu bakr al-bagdadi moska rusi abu bakr al-bagdadi moska rusi

Sondazh

Poll

Bota 28 Tetor 2019, 07:54

Irak- Një ditë më parë u raportua se u vra në Irak lideri i Shtetit Islamik, ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi. Ky ishte një nga personat më të kërkuar në botë pas Osa...