Bota

“Ju po më detyroni të luftoj me ju”, publikohen bisedat e regjistruara mes Netanyahu-t dhe botuesit të gazetës &

28 Tetor 2019, 12:52 Nga DOSJA
“Ju po më detyroni të luftoj me ju”, publikohen bisedat e

IZRAEL– Mediat e huaja së fundmi kanë raportuar se janë publikuar regjistrimet e bisedave sekrete mes kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe botuesit të gazetës “Yediot Ahronot”, Arnon Mozes.

Prej të shtunës që lamë pas publikimi i këtyre bisedave ka tërhequr  vëmendjen e të gjitha mediave në Izrael, pasi  ‘Kanali13’ ishte ndër më kryesorët  në këtë çështje.

Mësohet që në bisedën e vitit  2014 që më pas edhe është rregjistruar, Netanyahu dhe Mozes kanë diksutuar për një marrëveshje, ku kryeministri Netanyahu do të përfitonte prej saj  një menaxhim më të gjerë e të favorshëm në gazetën “Yediot Ahronot”. E ndërsa si shpërblim të kësaj do të ishte avancimi i një ligji për të dëmtuar rivalin kryesor të Yediot‘-it, “Izrael Hayom”.

“Ne mund ta legalizojmë këtë, kjo është gjithçka. Ne do të krijojmë një komitet të veçantë.” – shprehet Netanyahu në bisedë.

“Ju po më detyroni të luftoj me ju. Nëse jeni e ktheni në mision të jetës tuaj rrëzimin tim, unë do të vij pas jush me gjithçka që kam … Do të bëhet misioni i jetës sime.”-dëgjohet të jetë shprehur Netanyahu.

Nga publikimi i kësaj gazete,  Mozes, botuesi i gazetës “Yediot Ahronot” me shumë gjasa mund të  përballet me akuza penale.

Burimi: TimesofIsrael 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota arnon mozes izrael kanali13 netanyahu publikohen regjistrimet e bisedave sekrete arnon mozes izrael kanali13 netanyahu publikohen regjistrimet e bisedave sekrete

Sondazh

Poll