Bota

“Godet” Johnson: Me vrasjen e al-Bagdadi nuk ka përfunduar lufta kundër ISIS

28 Tetor 2019, 12:44 Nga DOSJA
“Godet” Johnson: Me vrasjen e al-Bagdadi nuk ka përfunduar

BRITANI E MADHE- Kryeministri britanik, Boris Johnson e ka cilësuar vdekjen e liderit të ISIS si një “moment të rëndësishëm”, por që nuk mund të thuhet se lufta kundër grupit terrorist ka mbaruar. Johnson përmes një postimi në Twitter, shkruan se vdekja e Bagdadi është një moment i rëndësishëm, por ende nuk është fundi i betejës kundër ISIS.

Ne do të punojmë me partnerët tanë të koalicionit për t’i dhënë fund aktiviteteve vrastare dhe barbare të ISIS njëherë e përgjithmonë“, shkruan ai. Ndërkohë nga ana tjetër, sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace tha se udhëheqësit e ISIS kanë shtrembëruar Islamin për të joshur miliona njerëz në kauzën e tyre të mbrapshtë, raporton 7dnews. Wallace përshëndeti vdekjen e al-Bagdadi dhe tha se bota nuk humbet asgjë me humbjen e tij, përveçse fiton.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota abu bakr al-bagdadi boris johnson vrasja e al-bagdadi vrasja e liderit te isis abu bakr al-bagdadi boris johnson vrasja e al-bagdadi vrasja e liderit te isis

Sondazh

Poll