Bota

Zjarri i madh godet Kaliforninë, deri tani janë djegur 500 hektarë tokë

28 Tetor 2019, 17:27 Nga DOSJA
Zjarri i madh godet Kaliforninë, deri tani janë djegur 500

SHBA- Mijëra banorëve të Los Anxhelosit u është dhënë urdhër të largohen për shkak të një zjarri që po përphaet me shpejtësi të madhe, i cili filloi mëngjesin e të hënës.

Sipas mediave të huaja, zjarri u ndez pranë kompleksit të arteve Getty Center dhe u përhap në rreth 500 hektarë afër disa prej shtëpive më të shtrenjta të qytetit. Është shpallur një emergjencë nga Guvernatori i Kalifornisë pasi zjarret vazhdojnë të prekin dhe të dëmtojnë shumë  shumë zona të tjera.

Rreth 3,300 shtëpi janë në zonën që po detyrohen të largohen, pasi zjarri i egër po kërcënon lagjen Brentëood, një nga zonat më të pasura të LA. Ndërkohë edhe Kalifornia veriore po përfshihet nga zjarret.

Rreth 180,000 njerëz janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë. Për shkak të zjarrit të gjitha shkollat në Qarkun Sonoma janë detyruar të mbyllen për të hënën dhe të martën. Gjithashtu një milionë njërëz kanë ngelur pa energji elektrike.

Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota digjen 500 hektare toke zjarri ne kaliforni digjen 500 hektare toke zjarri ne kaliforni

Sondazh

Poll