Sport

VIDEO / Milani bie në Paris nga PSG, që e mund 3-0 dhe ngjitet në krye të grupit!

Me këtë fitore PSG merr kryesimine. Grupit me 6 pikë pas 3 ndeshjeve, ndërkohë që Milani e sheh veten në vendin e fundit në grup me 2 pikë pas po kaq ndeshjesh, pasi Dortmundi dhe Newcastle kanë nga 4 pikë.

25 Tetor 2023, 21:50 Nga DOSJA
VIDEO / Milani bie në Paris nga PSG, që e mund 3-0 dhe ngjitet në

FRANCE – Milani pëson humbjen e pare në fazën e grupeve të Champions League dhe këtë ja shkakton Paris SG i cili e mundi me shifrat 3-0 në Paris.

Në pjesën e pare ishte Mbappe ai i cili i frikësoheshin më tepër dhe ai që zhbllokoi ndeshjen nga një kundërsulm, duke lënë “thatë” si Kalulun ashtu portierin Maignan.


Me shifrat 1-0 u mbyllën 45 minutat e para, por nuk kishte përfunduar me kaq. Në të dytën, pikërisht në minutën e 53-të ishte Kolo Munain ai cili dyfishon shifrat pas një çoroditjeje të mbrojtjes kuqezi.


Dhe sikur të mos mjaftonte me kaq, Milani i hedhur i tëri në sulm por pa mundur të finalizojë si duhet aksionet e saj, pëson edhe golin e tretë nga i sapofuturi Lee Kang In.


Me këtë fitore PSG merr kryesimine. Grupit me 6 pikë pas 3 ndeshjeve, ndërkohë që Milani e sheh veten në vendin e fundit në grup me 2 pikë pas po kaq ndeshjesh, pasi Dortmundi dhe Newcastle kanë nga 4 pikë.

B.T (Dosja.al)  

Sondazh

Poll