Sport

VIDEO / Barcelona vetëm një hap larg kualifikimit… mund Shakhtarin 2-1!

Në Grupin F, Feyenoordi i tregoi “dhëmbët” Lazios, duke e mposhtur thellë 3-0.

25 Tetor 2023, 20:59 Nga DOSJA
VIDEO / Barcelona vetëm një hap larg kualifikimit… mund

SPANJE - Tri fitore në tri ndeshjet e para të Grupit H, kualifikimi shumë pranë. Barcelona, edhe pse me mungesa të shumta në formacion, ia doli të merrte pikët e plota në sfidën e shtëpisë përballë Shaktar Donetskut.

Shënuan në pjesë e parë Ferran Torres dhe Fermin.

Ndërkohë në fraksionin e dytë skuadra ukrainase shkurtoi diferencën me Sudakov nëpërmjet një kundërsulmi “vrastar”.

Në Grupin F, Feyenoordi i tregoi “dhëmbët” Lazios, duke e mposhtur thellë 3-0. Për vendësit realizoi dygolësh Gimenez, ndërsa golin e 2-0 e shënoi Zerrouki. Penalltia e shndërruar në gol nga Pedro, Lazio thjesht ngushtoi diferencën në 3-1.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll