Sport

“Vinícius meriton një shuplakë se është një klloun”, është shprehur zyrtari i Barcelonës

Mikel Camps përfundoi duke e fshirë postimin, por nuk ishte koha për të shmangur polemikat

25 Tetor 2023, 11:49 Nga DOSJA
“Vinícius meriton një shuplakë se është

SPANJE - Mikel Camps, ndihmës zëdhënësi i drejtuesve të Barcelonës, publikoi një mesazh në Twitter gjatë ndeshjes së Real Madridit me Sporting Braga (2-1) , të cilin më vonë e fshiu, ku kritikoi ashpër brazilianin Vinícius Júnior. 

"Nuk është racizëm, ai meriton një shuplakë se është klloun dhe dembel. Çfarë përfaqësojnë ato biçikleta të panevojshme dhe të pakuptimta në qendër të fushës?", pyeti Mikel Camps.

Pavarësisht se zyrtari katalanas e ka fshirë mesazhin, e vërteta është se publikimi krijoi polemika në Spanjë, aq më tepër, kur jemi vetëm pak ditë larg një takimi mes dy skuadrave (të shtunën, ora 15:15), në raundin e 11-të ligën spanjole.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll