Politike

Ndryshimet statutore të Kuvendit Kombëtar të PD/ Shtyhet seanca, përfaqësuesit e Bashës: Berishës i ka mbaruar tagri

Gjyqtari kërkon vërtetimin se pala përfaqësuese e Gazment Bardhit ka kërkuat regjistrimin e vendimmarrjeve të datës 27 korrik, referuar mbledhjes së 6 qershorit ku u vendos të fillojë procesi për zgjedhjen e kryetarit.

25 Tetor 2023, 11:46 Nga A.B
Ndryshimet statutore të Kuvendit Kombëtar të PD/ Shtyhet seanca,
Gjykata

TIRANË- Shtyhet për në datën 1 nëntor ora 13:00, seanca për regjistrimin e statutit të Partisë Demokratike, ku Lulzim Basha kërkon konfirmimin si kryetar i saj. Gjyqtari kërkon vërtetimin se pala përfaqësuese e Gazment Bardhit ka kërkuat regjistrimin e vendimmarrjeve të datës 27 korrik, referuar mbledhjes së 6 qershorit ku u vendos të fillojë procesi për zgjedhjen e kryetarit.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton për 'Balkanweb' se përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Rezart Kthupi ka sjellë argumente kundër. Ai ka deklaruar gjatë seancës se është sjellë një letër autorizimi me firmën e Sali Berishës, ndërsa shtoi se përfaqësimin nuk mund ta bëjë Rithemelimi në gjyq pasi sipas tij i ka mbaruar tagri.

Sipas tij ka një autorizim që firmoset nga 29 anëtarë, ndërsa ka pyetur se cili është akti provues me të cilin provohet se kush është pala e autorizimit. Ai u shpreh se nevojitet akti me të cilin ky komision është themeluar.

Pas njohjes së tyre si palë në proces, Çlirim Gjata kërkoi pezullimin e seancës gjyqësore deri sa Gjykata e Lartë të shprehet për rekursin që përfaqësuesit e Berishës kanë depozituar për çështjen e logos dhe të vulës, ku Apeli i Përgjithshëm e ktheu në shkallë te parë.

“Kërkojmë pezullimin e procesit derisa Gjykata e Lartë të shprehet për rekursin që Rithemelimi ka depozituar për vendimin e 3-marsit, ku Apeli i Përgjithshëm ktheu në shkallë te parë çështjen e logos dhe vulës.”, theksoi Gjata. Mes të tjerash ai shtoi se “një vendim i Gjykatës Civile për regjistrimin e ndryshimeve statutore të 2 shtatorit, do të mbivendoste dy vendime të ndryshme.”.

Gjata më herët është shprehur se pala e tij është thirrur si palë e tretë, me emrin Partia Demokratike e Komisionit të Rithemelimit. Ai u shpreh se pala e tij ka ardhur për t’iu përgjigjur gjykatës dhe ka sjellë autorizim nga komisioni me kërkesë të gjykatës.

Gjata deklaroi se dhënia e autorizimit është problem politik i brendshëm i një partie dhe nuk ka lidhje me gjyqin e sotëm, ndërsa shtoi se kush është Komisioni i Rithemelimit është vendosur nga Kuvendi i 11 dhjetorit me urdhër të gjyqtarit Agron Zhukri.

Sa i përket pretendimit për personalitetin juridik, Gjyqtari Niko Rrapi tha se gjykata është shprehur edhe më parë për thirrje të palës së tretë, (Rithemelimit dhe Bardhit)./Dosja.al

statuti i pd gjykata

Sondazh

Poll