Aktualitet

“Ndihmuan me karta ID bandën e Laert Haxhiut”/ Gjykata e Athinës nis gjyqin për 38 oficerët grekë të përfshirë me grupin kriminal

Kartat e ID i janë gjetur disa shqiptarëve mse tyre Laert Haxhiu, Bledar Jambelli, Marius Diamanti etj. Midis tyre është zbuluar dhe karta e ID për të dyshuarin kryesor për vrasjen e komisarit Artan Cuku, Bledar Jambelli.

25 Tetor 2023, 13:32 Nga h.k
“Ndihmuan me karta ID bandën e Laert Haxhiut”/ Gjykata e
Laert Haxhiu

ATHINË-Gjykata e Athinës ka nisur procesin për 217 të pandehur të përfshirë në dosjen e njohur “Mafia e identiteve” nga ku kanë përfituar me dokumente false dhe disa nga të shumëkërkuarit shqiptarë.

38 oficerë grekë janë marrë në hetim nga policia si bashkëpunëtor që kanë siguruar dokumente false për persona të kërkuar nga drejtësia. Kartat e ID i janë gjetur disa shqiptarëve mse tyre Laert Haxhiu, Bledar Jambelli, Marius Diamanti etj. Midis tyre është zbuluar dhe karta e ID për të dyshuarin kryesor për vrasjen e komisarit Artan Cuku, Bledar Jambelli, sipas mediave greke. 

Në Greqi, ky proçes cilësohet si një nga rastet më të rënda të korrupsionit brenda policisë. Hetimet nisën në janar 2021, pas arrestimit në Athinë të një shqiptari që mbante një letërnjoftim me emrin "Alexei Tsvetkov", ku Gjeorgjia ishte shënuar si vendlindja e tij.

gjykata e athines laert haxhiu

Sondazh

Poll