Aktualitet

U abuzua seksualisht, flet e ëma e 26-vjeçares: I hodhën drogën në pije, shteti të veprojë!

E ëma ka treguar se familja nuk ka marrë kërcënime personalisht, por sipas saj e ëma e një prej djemve të dyshuar ka shkuar tek vajza në spital.

25 Tetor 2023, 12:44 Nga f.i
U abuzua seksualisht, flet e ëma e 26-vjeçares: I hodhën
foto ilustruese

VLORË- Nëna e 26-vjeçares, e cila u drogua e më pas u përdhunua nga 3 persona në Vlorë ka treguar detaje në lidhje me gjendjen e së bijës. E ëma e vajzës në emisionin me “Zemër të Hapur” ka rrëfyer se vajzës së saj i kanë hedhur drogë në pije dhe nuk kishte asnjë informacion se kush e ka dërguar në spital.

E ëma i bëri thirrje shtetit të veprojë në lidhje me rastin. Po ashtu ajo ka treguar se familja nuk ka marrë kërcënime personalisht, por sipas saj e ëma e një prej djemve të dyshuar ka shkuar tek vajza në spital.

E ëma e 26-vjeçares: Vajza ka ardhur në shtëpi dje që doli nga spitali. Me telefonin tim foli me ju vajza. Ajo tregon se vajti në lokal me një shok për të pirë. Ishte në banjo, i kishte hedhur drogën në gotë, i kishte thënë edhe këtë gotë do ta pish. Në spital nuk e di kush e ka dërguar. Nuk e di të të them. Ne duam të gjejmë të vërtetën. Tani shteti të veprojë. Kërcënime nuk kemi pasur. Tek spitali kishte shkuar e ëma e një djali tek vajza. Më tha vajza që kishte shkuar.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një hotel të Vlorës më 21 tetor 2023, ndërsa një ditë pas, 22 tetor, policia njoftoi arrestimin e Cenos dhe Tahirit ndërsa ishte shpallur në kërkim Gentjano Mehmetin. E reja u gjet pa ndjenja nga policia në hyrje të hotelit. Fillimisht policia në një njoftim zyrtar bëri me dije se ishin tre persona që kishin marrë pjesë në ngjarjen e rëndë, ndërsa ditën e djeshme në një reagim të dytë njoftoi për një person të katërt, i cili është shpallur në kërkim. Në ngjarje është përfshirë edhe gazetarja e 'Faxnews' Afrovita Hysaj, e cila është kërcënuar nga shtetasi Albert Deliaj, pasi një prej te akuzuarve dyshohet se ka lidhje me 57-vjeçarin./Dosja.al.

perdhunohet 26-vjecarja ne vlore

Sondazh

Poll