Aktualitet

I riu nga shqipëria "habit" Italinë: Klonoi ish-bashkëshortin e Melonit, i bllokohet video në TikTok

I pyetur nëse është kontaktuar nga Giambruno, për videon e fundit që ka krijuar, Elvisi shprehet se nga ai vetë personalisht jo, por nga zyra e kryeministrisë. Ata i kërkuan që të mos ia mësojë askujt se si realizohet kjo video, të paktën këtë javë.

25 Tetor 2023, 12:33 Nga f.i
I riu nga shqipëria "habit" Italinë: Klonoi
Andrea Giambruno dhe Elvis Tusha

ITALI- Eksperti i IT Elvis Tusha nga Rrësheni, i cili jeton në Itali, ka marrë gjithë vëmendjen në rrjete sociale, duke krijuar klone të ndryshme në TikTok. Së fundmi Tusha ka zgjedhur Andrea Giambruno, ish-bashkëshortin e kryeministres të Italisë Meloni, për videon e tij të radhës. 

Në pamjet e publikuara i riu shqiptar bën prezantimin e vetes së tij duke dhënë disa arsye të videos që qarkulloi si dhe të divorcit nga Meloni. Është false por duket shumë e vërtetë, origjinale dhe e besueshme sa që kjo video ka marrë mbi 2 milion shikime dhe mbi 80 mijë pëlqime. Njerëzit e kanë besuar që ishte vetë Andrea. Në një intervistë në Wake Up, Tusha ka treguar se pse ka zgjedhur pikërisht Andrea Giambruno.

Tusha: E zgjodha sepse ishte lajmi më i rëndësishëm në Itali, të gjithë flisnin për Giambrunon dhe e shfrytëzova këtë rast, problemi ishte që të mos thosha diçka të rrezikshme, nuk doja të shfrytëzoja problemin e tij. 

I pyetur nëse është kontaktuar nga Giambruno, për videon e fundit që ka krijuar, Elvisi shprehet se nga ai vetë personalisht jo, por nga zyra e kryeministrisë. Ata i kërkuan që të mos ia mësojë askujt se si realizohet kjo video, të paktën këtë javë.

Tusha: Giambruno mendoj se ka probleme të tjera, më ka marrë zyra e kryeministrisë e Melonit, jo Meloni personalisht, më ka thënë që të paktën për këtë javë të mos përdor faqe institucionale, ose të mos i mësoj të tjerët si ta bëjnë, të paktën për këtë javë. Nga fundi i javës më kanë thënë prapë se do më marrin në telefon sepse është problem i madh. Për tre orë kam marrë 1 milion shikime në TikTok më pas ma ka bllokuar shteti italian. Unë i kam shkruar një mesazh, ku i them se kjo është vetëm për të edukuar se cili është risku apo problemi i kësaj pune dhe më pas ma kanë zhbllokuar, më kanë marrë në telefon dhe më kanë thënë Elvis mos ia mëso kujt, të paktën për këtë javë.

andrea giambruno elvis tusha

Sondazh

Poll