Aktualitet

“Kam qenë e lidhur me njerin prej tyre”/ “Piranjat” sjellin dëshminë e 26-vjeçares së abuzuar në Vlorë: Nuk vajta me dëshirë

26-vjeçarja ka thënë se ka qenë e lidhur me njerin nga djemtë që kanë qenë pjesë e abuzimit.

25 Tetor 2023, 13:06 Nga h.k
“Kam qenë e lidhur me njerin prej tyre”/ “Piranjat”
Foto nga deshmia

VLORË-Gazetarët e “Piranjës” ka arritur të sigurojnë dëshminë e 26-vjeçares së abuzuar në Vlorë. 26-vjeçarja ka thënë se ka qenë e lidhur me njerin nga djemtë që kanë qenë pjesë e abuzimit. Nga ana tjetër ajo ka thënë se nuk ka qenë në dëshirën e saj të shkojë me këta persona.

Nuk kam vajtur me dëshirë me këta persona sepse isha e lidhur vetëm me njërin prej tyre”.  Kështu është shprehur 26-vjeçarja vlonjate e abuzuar pak ditë më pare. Nuk do t’i fal asnjëherë."-mësohet të ketë thënë ajo.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një hotel të Vlorës më 21 tetor 2023, ndërsa një ditë pas, 22 tetor, policia njoftoi arrestimin e Cenos dhe Tahirit ndërsa ishte shpallur në kërkim Gentjano Mehmetin. E reja u gjet pa ndjenja nga policia në hyrje të hotelit. Fillimisht policia në një njoftim zyrtar bëri me dije se ishin tre persona që kishin marrë pjesë në ngjarjen e rëndë, ndërsa ditën e djeshme në një reagim të dytë njoftoi për një person të katërt, i cili është shpallur në kërkim. Në ngjarje është përfshirë edhe gazetarja e 'Faxneës' Afrovita Hysaj, e cila është kërcënuar nga shtetasi Albert Deliaj, pasi një prej te akuzuarve dyshohet se ka lidhje me 57-vjeçarin.

perdhunohet 26 vjecarja ne vlore

Sondazh

Poll