Aktualitet

"Nuk e kam tërhequr dëshminë"/ U përdhunua nga 3 personat në Vlorë, flet vajza: Isha e lidhur me njërin prej tyre, më detyruan të pija lëndë narkotike

Në emisionin 'Zemër e hapur', ajo deklaron se nuk e mban mend se çfarë ka ndodhur në hotel, pasi nuk ishte e vetëdijshme.

25 Tetor 2023, 12:19 Nga A.B
"Nuk e kam tërhequr dëshminë"/ U përdhunua nga 3
Foto ilustruese

TIRANË- Vajza 26-vjeçare e cila u drogua e më pas u përdhunua nga 3 persona në Vlorë, ka dhënë dëshminë e saj për mediat. Në emisionin 'Zemër e hapur', ajo deklaron se nuk e mban mend se çfarë ka ndodhur në hotel, pasi nuk ishte e vetëdijshme. Mirëpo, vajza thekson se nuk e ka tërhequr në asnjë moment kallëzimin për djemtë. 

"Nuk e mbaj mend se cfarë ka ndodhur, se cfarë më kanë hedhur në pije. Nuk e mbaj mend që të jem abuzuar. Pasi kam dalë nga narkoza mora vesh që më kanë abuzuar seksualisht. Unë do mbaj dëshminë e parë, që jam abuzuar, për personat. Eshtë e vërtetë që më kanë abuzuar. 

Më ka folur nëna e një prej djemve, më tha jam mamaja e njërit prej tyre. Më tha ke denoncuar djalin tim, më tha e njeh, po e njoh. Më tha hiqe denoncimin, ti do dalësh nga këtu, ai shkon në burg, po ai ka shokët jashtë. Më tha ose tërhiq denoncimin ose jetën tënde."

perdhunohet 26-vjecarja ne vlore

Sondazh

Poll