Aktualitet

Mori 8850 euro duke mashtruar, arrestohet 56-vjeçarja në Tiranë

Lumturie Gjana ka mashtruar një 50-vjeçare duke i thënë se do e ndihmonte me përfitimin e pasaportës bullgare.

24 Tetor 2023, 20:25 Nga I.A
Mori 8850 euro duke mashtruar, arrestohet 56-vjeçarja në Tiranë
Policia

TIRANË- Një 56-vjeçare është arrestuar ditën e sotme në Tiranë për mashtrim. Lumturie Gjana ka mashtruar një 50-vjeçare duke i thënë se do e ndihmonte me përfitimin e pasaportës bullgare. Për këtë Gjana i ka marrë 8850 mijë euro.    

Njoftimi i Policisë:

DVP Tiranë Përvetësoi 8850 euro nëpërmjet mashtrimit, vihet në pranga 56-vjeçarja. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin ndaluan shtetasen L. Gj., 56 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shumën 8850 euro, me pretendimin se do të ndihmonte një shtetase 50-vjeçare, për plotësimin e dokumenteve të nevojshme, për pajisjen me pasaportë bullgare, për fëmijët e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

lumturie gjana

Sondazh

Poll