Aktualitet

U kapën me 30 kg kanabis/ Arrestohen tre persona në Itali, veprimi që tradhëtoi shqiptarin

Qëndrimi nervoz i 28-vjeçarit ka shtyrë ushtarakët të shtrijnë kontrollin edhe në shtëpinë e tij. 

24 Tetor 2023, 17:21 Nga f.i
U kapën me 30 kg kanabis/ Arrestohen tre persona në Itali, veprimi
droga e sekuestruar

ITALI- Policia italiane ka arrestuar tre shtetats për posedim të 30 kg marijuanë. Në pranga ka rënë një shqiptar 28-vjeçar dhe dy italianë të moshës 50 dhe 40 vjeç, raportojnë mediat e huaja.

Operacioni nisi në datën 20 tetor, ku autoritetet italiane kanë vënë re në rrugë një nga tre të dyshuarit, të riun shqiptar dhe kanë vendosur ta kontrollojnë atë dhe banesën e tij për shkak të nervozizmit të tij. Qëndrimi nervoz i 28-vjeçarit ka shtyrë ushtarakët të shtrijnë kontrollin edhe në shtëpinë e tij. Me të mbërritur në shtëpinë ku ndodheshin pesë persona të tjerë, ushtarët gjetën dhe sekuestruan rreth 30 kg hashash të ndarë në pako nga 5 kg secila, brenda të cilave lënda ishte e paketuar në blloqe 100 gramësh. 

Gjithashtu raportohet se në bastisjen e shtëpisë së shqiptarit, u gjetën edhe 5 persona të tjerë, 3 meshkuj italianë dhe dy femra, një italiane dhe një bullgare.

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll