Aktualitet

EMRAT/ Akuzohen për shpërdorim detyre, AMP pezullohen 9 punonjës policie në Gjirokastër

Efektivët që janë pezulluar nga detyra akuzohen se transportonin emigrantë të kapur nga vendet e treta kundrejt pagesës. 

24 Tetor 2023, 19:23 Nga I.A
EMRAT/ Akuzohen për shpërdorim detyre, AMP pezullohen 9 punonjës
AMP

GJIROKASTËR- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar 9 efektivë policie në Gjirokastër për shpërdorim detyre. Efektivët që janë pezulluar nga detyra akuzohen se transportonin emigrantë të kapur nga vendet e treta kundrejt pagesës. 

Nga hetimet ka rezultuar se në disa raste, pas lënies së emigrantëve në zonën e Delvinës, ata janë transportuar kundrejt fitimit nga persona të tjerë, ose kanë udhëtuar në brendësi të territorit shqiptar. Efektivët e pezulluar janë Kryekomisar Florian Mustafaj, Komisar Rami Ruçi, N/Komisar Ediat Kanina, N/Komisar Benard Kermaj, drejtues Behar Tafa, inspektor Ramiz Balliu, inspektor Dritan Sako, inspektor Emiliano Kazma dhe inspektor Drini Çaçi.

Njoftimi i AMP-së:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, e cila ka vendosur në datë 21 tetor, caktimin e masave të sigurimit “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për 9 punonjës policie pranë DVKM Gjirokastër. Ata dyshohen për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, e konkretisht: 

Kryekomisar Florian Mustafaj, Shef i Sektorit të Migracionit në DVKM Gjirokastër.
-          Komisar Rami Ruçi, Shef i Sektorit të Hetimit në DVKM Gjirokastër.
-          N/Komisar Ediat Kanina me detyrë Specialist në Sektorin e Migracionit në DVKM Gjirokastër.
-          N/Komisar Benard Kermaj, me detyrë Specialist i Sektorit të Hetimit në DVKM Gjirokastër.
-          Drejtues Behar Tafa, Kordinator i Operacionit Frontex.
-          Inspektor Ramiz Balliu, me detyrë trup shërbimi në DVKM Gjirokastër
-Inspektor Dritan Sako, me detyrë trup shërbimi ne Sektorin e Migracionit në DVKM Gjirokastër.
- Inspektor Emiliano Kazma, me detyrë trup shërbimi në DVKM Gjirokastër.
-Inspektor Drini Çaçi me detyrë trup shërbimi në DVKM Gjirokastër.

Vendimi i Gjykatës është rezultat i një hetimi disa mujor të ndjekur me metoda speciale, nën drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër, pas informacioneve se disa punonjës policie në bashkëpunim, transportonin migrantë të kapur nga vendet e treta nga Qarku Gjirokastër në territorin e Bashkisë Delvinë, duke i lënë më pas të lirë në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi. Nga hetimet ka rezultuar se në disa raste, pas lënies së migrantëve në zonën e Delvinës, ata janë transportuar kundrejt fitimit nga persona të tjerë, ose kanë udhëtuar në brendësi të territorit shqiptar. Hetimet për rastin vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë për të dokumentuar aktivitetin e paligjshëm të punonjësve apo bashkëpunëtorëve të tyre.

florian mustafaj amp rami ruçi ediat kanina behar tafa ramiz balliu dritan sako

Sondazh

Poll