Politike

Akuza për dëmtim të hapësirave sportive? Berisha: Ne vumë rregull me privatizimin e ish-kompleksit Partizani

Berisha teksa parashtronte faktet që sipas tij mbronin procedurat e ligjshme që janë ndjekur për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, tha se qeveria e tij vuri rregull me privatizimin e këtij kompleksi dhe nuk e dëmtoi sportin.

24 Tetor 2023, 14:40 Nga f.i
Akuza për dëmtim të hapësirave sportive? Berisha: Ne
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokrati, Sali Berisha gjatë një konference për mediat ku ka folur për akuzat e ngritura ndaj tij, ndërsa ishte thirrur në GJKKO për të dëshmuar në orën 14:00, mbi çështjen e ish-kompleksit Partizani.

Berisha teksa parashtronte faktet që sipas tij mbronin procedurat e ligjshme që janë ndjekur për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, tha se qeveria e tij vuri rregull me privatizimin e këtij kompleksi dhe nuk e dëmtoi sportin.

Berisha: E turpshme, e pacipë, mercenarë të ligjit bëjnë pretenca ndaj reformave të thella. Nuk ndodh kurrë kjo.
Legjislativi është legjislativ dhe nuk mundet kurrë një gjykatës të shpifë dhe të trillojë në atë mënyrë. U dëmtua sporti, thotë. Po si u dëmtua sporti, kur në ligj thuhet se terrenet sportive do privatizohen me kusht që pronari t’i destinojë për aktivitet sportiv? Si dëmtohet sporti? Ndërkohë që ato ishin të pushtuara nga parolaçër e të tjerë, ishin pronarë e pronarëve, qytetarët nuk përfitonin një qindarkë prej tyre. Ne besuam se ajo ishte rruga për të mbështetur sportin. Dhe pronari nuk e përfitonte nëse nuk garantonte se kjo do përdorej. Pra, nuk është problemi këtu i individit, problemi është aktakuzë e mirëfilltë politike ndaj reformave. Por PD nuk heq dorë nga asgjë nga programi i saj. Ndjehet i nderuar për çdo vendim, akt dhe ligj që është miratuar në periudhën e qeverisjes së PD dhe aleatëve. Të gjesh gjykatës që i lejojnë vetes të shpifë dhe manipulojë për ligjet e miratuara në parlament, kjo ndodh vetëm në këtë regjim. Kjo nuk na dekurajon ne, ne mbetemi parti reformash. U them demokratëve se ne jemi në luftë. Edi Rama i ka shpallur luftë opozitës dhe opozita do qëndrojë me të gjitha mundësitë e saj.

sali berisha 24 tetor 2023

Sondazh

Poll