Politike

Refuzoi GJKKO, Berisha i vendosur: Gjykatësi të heqë masën anti-kushtetuese ndaj meje dhe do të shkoj

24 Tetor 2023, 14:08 Nga f.i
Refuzoi GJKKO, Berisha i vendosur: Gjykatësi të heqë masën
Sali Berisha

TIRANË-Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike në konferencën e sotme ka theksuar sërish se masa e vendosur është anti-kushtetuese. Ai ka kërkuar që gjykata të heqë masën dhe më pas do të zgjedhë të shkoj. Berisha tha se ka qenë vetë ai nismëtar i ligjit për heqjen e imunitetit dhe mandatit, por u refuzua në atë kohë, sipas tij nga Kryeministri Edi Rama, atë kohë kryetari i partisë në Opozitë. 

"Është ndryshe kjo, nuk është se unë nuk pranoj të shkoj në Gjykatë. E deklaroj me sinqeritet se unë sa herë të thirrem do të shkoj, Të heqë gjykatësi masën antikushtetuese dhe ta provojë shkoj apo nuk shkoj unë,. Vendosja e kësaj mase pa marrë leje nga Parlamenti është përdhosje e ligjeve, se ka një gjykatëse të papërgjegjshme, vasale të mjerë, nuk ia lejoj vetes që të shkel Kushtetutën. Deputeti të ruajë veten të punoj, por në këtë mënyrë si e bën Rama është republika e kanabisit, e drogës"

Sondazh

Poll