Politike

Korrupsion zgjedhor/ SPAK heton kryetarin e Bashkisë së Këlcyrës, Klement Ndoni

Ndoni është nën hetim për krime zgjedhore, të denoncuar edhe nga qytetarë të Këlcyrës.

24 Tetor 2023, 12:36 Nga f.i

Korrupsion zgjedhor/ SPAK heton kryetarin e Bashkisë së

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ëhtë duke hetuar kryetarin e Bashkisë së Këlcyrës, Klement Ndoni.

Mësohet se sot në pyetje është marrë një tjetër qytetare, për të cilën ka dyshime se i është ofruar mbështetje në formë ryshfeti kundrejt votës për kryebashkiakun në 14 maj. Kujtojmë se një i moshuar 75-vjeçar u paraqit të mërkurën e kaluar në SPAK për t’u marrë në pyetje.

Procedimi penal nr. 178 i vitit 2023 për të cilën ndodhet nën hetim Ndoni nga prokurori Ols Dado ka të bëjë me dyshimet për krime zgjedhore, të denoncuar edhe nga qytetarë të Këlcyrës.

klement ndoni spak

Sondazh

Poll