Politike

Afera me ish-kompleksin "Partizani"/ Berisha: Në proces nuk jam vetëm unë dhe familjarët e mi

24 Tetor 2023, 13:38 Nga f.i
Afera me ish-kompleksin "Partizani"/ Berisha: Në proces nuk jam
Sali Berisha

TIRANË- Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike refuzoi të paraqitej sot në gjykatë dhe zgjodhi të dilte në konferencë për median. Berisha deklaroi sot se procesi monstruoz politik që kryeministri Edi Rama ka nxitur kundër tij dhe familjes së tij po synon të godasë reformat e suksesshme të bëra në vitet e qeverisjes së PD-së. 

Berisha: Siç e dini, Edi Rama i ka shpallur luftë opozitës dhe unë u them demokratëve kudo që janë, se me aktin e fundit, ai ka shpallur një luftë totale, për të cilën ne do i përgjigjemi me të gjithë forcën dhe mundësitë tona. Procesi është procesi më politik i këtij shekulli. Në proces nuk është vetëm Sali Berisha dhe familjarët e tij, jo, absolutisht. Në proces janë reformat epokale të PD-së, të cilat goditen nga një gardë pretoriane, të cilat goditen nga falanga politike krimi, në një analizë që dëshmon urrejtjen e tyre për reformat e tregut të lirë dhe demokracisë që ka ndërmarrë PD në vite. Çdo demokrat duhet të ndjehet krenar me to.

sali berisha

Sondazh

Poll