Politike

"Nuk përjashtohen protestat"/ Berisha: Rama po i bën gjyqin ekonomisë

Berisha tha se çdo opision është në tryezë dhe nga ana tjetër kreu i PD i quajti shpifje gjithë përpjekjet, sipas tij, për të ngritur një akuzë që s'ka asnjë provë të vetme. 

24 Tetor 2023, 14:15 Nga h.k
"Nuk përjashtohen protestat"/ Berisha: Rama po i bën gjyqin
Sali Berisha

TIRANË-Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një konference për mediat ditën e sotme ka hedhur sërish skenarin e protestave pasi sipas tij po sulmohen reformat e qeverisë së Partisë Demokratike.

Berisha tha se çdo opision është në tryezë dhe nga ana tjetër kreu i PD i quajti shpifje gjithë përpjekjet, sipas tij, për të ngritur një akuzë që s'ka asnjë provë të vetme. 

"Asnjë gjë nuk është jashtë tavolinës.Të gjitha janë në tryezë. Ne, siç e shihni, kemi të bëjmë me një proces monstruoz politik. Kur Edi Rama, me dy skapistë dhe një tjetër, vënë në tryezë reformat e suksesshme, sepse ajo ekonomi, për dijeninë tuaj, atë vit që janë emetuar bonot, jo për shkak të bonove, ka pasur një rritje prej 8.3 përqind sipas institucioneve ndërkombëtare. U them atyre që kapin penën dhe shpifin duke cituar dacibaon e prokurorisë, vetëm sa baltosni moralin tuaj sepse një gazetar është i detyruar që të paraqesë, nëse i intereson e vërteta, të dy variantet. Të dy palët. Krijojnë narrativa nga më primitivet, ky djalosh me 113 metër katror, doli me 5.2 milionë euro. Gjithçka e bazuar në shpifje, gjithçka e bazuar në turpin e fshehjes së dokumenteve. Gjithçka e bazuar në manipulimin e dokumenteve.
Se një djalosh tjetër, në të njëjtat kushte, absolutisht mund të dilte të paktën edhe 20 përqind më shumë. Por ky zgjodhi atë rrugë. Kaq!”, tha Berisha.

sali berisha arrestohet jamarber malltezi

Sondazh

Poll