Politike

FOTO/ Topalli shkon në zyrën e Berishës

24 Tetor 2023, 11:52 Nga f.i

FOTO/ Topalli shkon në zyrën e Berishës

TIRANË- Jozefina Topalli ka mbërritur në selinë e PD-së, për t’u takuar me kreun e partisë demokratike Sali Berishës. Berisha duke shkuar tek selia blu, ka deklaruar se u është i gatshëm çdo herë që të paraqitet në gjykatë për privatizimin e ish-Kompleksit Partizani, mirëpo nuk pranon që të shkelet Kushtetuta e vendit. 

Berishës, gjykata i ka dhënë masën “detyrim paraqitje” dhe ndalim i lëvizjes jashtë vendit. Gjykata e cilëson si të njoftuar Berishën për vendimin dhe më pas është e detyruar të zbatojë procedurën përkatëse. Pas këtij momenti, Berisha është ai që vendos nëse do të jetë i pranishëm apo jo në seancë ose mund t’i drejtohet Gjykatës së Apelit për të kundërshtuar këtë vendim.

 

sali berisha jozefina topalli

Sondazh

Poll