Politike

"Rama të lexonte veprat e Lindës"/ Berisha: Gruaja e tij në atë kohë ka qenë drejtoreshë e privatizimit

24 Tetor 2023, 14:03 Nga h.k
"Rama të lexonte veprat e Lindës"/ Berisha: Gruaja e tij
Sali Berisha

TIRANË-  Gjatë konferencës për shtyp, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se në periudhën e emetimit të letrave me vlerë, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama ishte drejtoreshë e privatizimit.

Berisha: Ka patur një rritje 8.3 përqind. Ju them atyre që shpifin duke cituar dacibaon e prokurorisë. Një gazetar duhet të paraqes të dyja palët. Krijojnë narrativa nga më primitive. Ky djalosh me 113 m2, doli me 5.2 mln euro. Gjithcka e bazuar në shpifje dhe në turpin e tyre. Beteja vazhdon në të gjitha planet. Ata po bëjnë gjyqin e Reformave. U dekretuan letrat me vlerë, të cilët kishin paguar 700 mijë euro me procedurë. Duhet të jesh i verbër i pacipë që të lëshosh prosupozime të tilla. Të lexonte veprat e Lindës, që ka qenë drejtoresh e privatizimi për tu mburrur me letrat me vlerë.

sali berisha arrestohet jamarber malltezi

Sondazh

Poll