Politike

Berisha: SPAK nuk gozhdon aferën 1 miliard euro të Veliajt, por bashkëpunon me të

Berisha ka deklaruar se Veliaj nëse nuk gozhdohet për atë që ka bërë, kjo është një goditje e rëndë për atë organ.

23 Tetor 2023, 23:18 Nga I.A
Berisha: SPAK nuk gozhdon aferën 1 miliard euro të Veliajt, por
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se Erion Veliaj është përgjegjësi direkt për aferën 1 miliard euro për inceneratorin e Tiranës dhe bën politikën e SPAK. I ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në SYRI TV, Berisha ka deklaruar se Veliaj nëse nuk gozhdohet për atë që ka bërë, kjo është një goditje e rëndë për atë organ.

"Erion Veliaj është përgjegjësi direkt për aferën 1 miliard euro për inceneratorin e Tiranës bën politikën e skapit dhe jo që nuk gozhdohet për atë që ka bërë atëherë kjo është një goditje e rëndë për atë organ. Para tre ditësh erdhën në Shqipëri Miliad Lopës dhe Alberto Presezzit ku i kam denoncuar për lidhjet iraniane me dokumenta. Këta të skapit njëherë thanë që se dimë se kush janë pronarët e inceneratorëve, pesë ditë përpara Këlliçi ka dorëzuar SPAK të gjithë korospondencën mes Zotos Meritrit dhe tregonte se Lopa dhe Alberto tregonte se akne bërë denoncime të rreme si ën Shqipëri ashtu dhe në Itali. Ata erdhën me gati 100 milionë euro për të vazhduar punën me inceneratorët e Tiranës dhe ata para janë para iraniane. Nuk mund të them se i gjithë SPAK është i kapur por një pjesë e mirë është e implikuar me politikat e Veliajt," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll