Sport

“Mos më prek!”... E tradhëtojnë nervat, Ancelotti konfliktohet keqazi me arbitrin

Carlo Ancelotti e kishte të vështirë të mbante nervat e tij gjatë barazimit të Real Madridit ndaj Sevilla të shtunën në mbrëmje.

23 Tetor 2023, 10:34 Nga DOSJA
“Mos më prek!”... E tradhëtojnë nervat, Ancelotti

SPANJE - Të shtunën, Real Madridi nuk bëri një paraqitje të mire, duke u kënaqur me një barazim të ndrojtur në fushën e Sevilles (1-1). Lojtarët e Carlo Ancelottit kanë parë që Girona dhe Barça të afrohen seriozisht në renditje, gjë që justifikon edhe tensionin e dukshëm në fushën e “Sanchez Pijuan”. 

Duhet thënë se madrilenët e kanë të vështirë të tretin një episod të rëndësishëm të takimit: një gol të anuluar të Jude Bellingham. Gjyqtari i ndeshjes, në fakt e kishte ndërprerë lojën pak çaste më parë për shkak të... një lojtar i Sevillas po ankohej për një dëmtim në anën tjetër të fushës.

Ndërsa Carlo Ancelotti u përpoq të mbante zemërimin e tij para shtypit, Movistar ka kapur imazhe të një shkëmbimi të tensionuar mes trajnerit të Real Madridit dhe Ricardo de Burgos Bengotxea, arbitrit të takimit. 

"Pse fishkëlleu, nuk e kuptoj?",- fillimisht Ancelotti u ankua me furi te gjyqtari i katërt, përpara se arbitri i ndeshjes të përpiqej ta sqaronte Ancelottin, në një mënyrë që nuk i pëlqente aspak italianit. “Ti nuk po flet me mua. Mos më prek!”,- tha Ancelotti i tërbuar. A mjafton kjo për t'i shkaktuar atij disa probleme me autoritetet?

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll