Bota

Doli hapur kundër Ramës për kufijtë, ish-ministri Bushati takon Albin Kurtin në Tiranë

28 Tetor 2019, 11:53 Nga DOSJA
Doli hapur kundër Ramës për kufijtë, ish-ministri Bushati

TIRANË- Ditmir Bushati, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë është takuar me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti në Tiranë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Bushati, i cili ka publikuar në Facebook disa foto nga takimi me Kurtin. Bushati krahas fotove shkruan se fokusi i bisedimeve mes tyre kanë qenë sfidat që e presin Albin Kurtin si kryeministër i Kosovës. “Pritshmëritë janë të mëdha për të jetësuar besimin e qytetarëve të Kosovës duke sjellë një standard të ri qeverisës shumë të dëshiruar për shqiptarët kudo ku ata jetojnë, si parakusht për të kontribuar në fuqizimin e faktorit shqiptar në rajon”, ka shkruar Bushati.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme në Shqipëri, Ditmir Bushati është shprehur hapur kundër idesë së shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Në maj të 2019 në një intervistë për “Der Standard”, Bushati tha se ideja e shkëmbimit të territoreve është një ide e vjetër e shekullit të 19 dhe shumë e rrezikshme. Ai theksoi se kjo ide shkon kundër frymës së integrimit europian dhe zgjerimit të BE-së, deklaratë kjo që binte ndesh me qëndrimin e Ramës për kufijtë Kosovë-Serbi.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ditmir bushati kunder rames ditmir bushati takon albin kurtin ditmir bushati kunder rames ditmir bushati takon albin kurtin

Sondazh

Poll

Bota 28 Tetor 2019, 07:54

Irak- Një ditë më parë u raportua se u vra në Irak lideri i Shtetit Islamik, ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi. Ky ishte një nga personat më të kërkuar në botë pas Osa...