Bota

Fitore historike në Kolumbi, zgjidhet për herë të parë kryebashkiake femër, pjesë e LGBT

28 Tetor 2019, 11:38 Nga DOSJA
Fitore historike në Kolumbi, zgjidhet për herë të parë

KOLUMBI- Një fitore historike është cilësuar ajo e politikanes homoseksuale Claudia Lopez. Ajo është gruaja e parë që është zgjedhur kryebashkiake e kryeqytetit të Kolumbisë, Bogota. “Jo vetëm që fituam, por ne po ndryshojmë historinë”, tha Lopez, fituesja e postit të dytë më të rëndësishëm politik në Kolumbi, pas presidencës. Lopez fitoi me 35.2% të votave.

Por kush është Claudia Lopez, e para grua homoseksuale në krye të Bashkisë Bogota në Kolumbi?

Lopez është anëtare e partisë së Aleancës së Gjelbër të vendit. Ajo është e njohur për kritikat e hapura kundër politikanëve të djathtë. Lopez është e përfshirë edhe në luftën kundër korrupsionit në Kolumbi. Ajo ka propozuar vendosjen e më shumë policëve në rrugë, luftën kundër shfrytëzimit të fëmijëve për punë dhe krijimin e mundësive më të mira arsimore. Fitorja e Lopez solli festime të mëdha në komunitetin homoseksuale të vendit.

Zgjedhjet në vend nuk ishin të qeta dhe fitorja e Lopez nuk erdhi në rrugë të lehta. Shtatë kandidatë janë vrarë dhe më shumë se 100 të tjerë janë kërcënuar, sipas raportimeve nga Misioni i vëzhgimit Zgjedhor./ marrë nga BBC.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kyebashkiakja homoseksuale kolumbiane zgjedhjet ne kolumbi kyebashkiakja homoseksuale kolumbiane zgjedhjet ne kolumbi

Sondazh

Poll

Bota 28 Tetor 2019, 07:54

Irak- Një ditë më parë u raportua se u vra në Irak lideri i Shtetit Islamik, ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi. Ky ishte një nga personat më të kërkuar në botë pas Osa...