Bota

U vetvra duke shpërthyer jelekun me eksploziv, kush ishte Abu Bakr al-Bagdadi, njeriu që terrorizoi botën

28 Tetor 2019, 11:52 Nga DOSJA
U vetvra duke shpërthyer jelekun me eksploziv, kush ishte Abu Bakr

SIRI- Një ditë më parë mediat e huaja raportuan se gjatë një aksioni ushtarak lideri i Shtetit Islamik, ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi vrau veten duke shpërthyer jelekun me eksploziv që kisht veshur.

Ndërkohë lajmi se  al-Baghdadi ka vdekur u konfirmua edhe nga Presidenti amerikan Donald Trump.

“Mbrëmë Shtetet e Bashkuara sollën terroristin numër një në botë para drejtësisë.  Asnjë personel amerikan nuk u dëmtua në operacion. Ai tha që udhëheqësi i Shtetit Islamik ishte fshehur në një tunel nga u përpoq të ikte, ” duke qarë dhe duke bërtitur gjatë gjithë rrugës. Bagdadi aktivizoi jelekun e tij me eksplozivë, duke vrarë gjithashtu edhe tre fëmijë.” – u shpreh ditën e djeshme presidenti Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Gjithashtu Trump e krahasoi liderin e Shtetit Islamik, ISIS, me qen një vuan, ndërsa ndihej i lumtur që nuk kishte asnjë qytetar amerikanë që kanë humbur jetën.

Në përfundim të deklaratës së tij Trump konfirmoi i bindur se viktima është lideri i ISIS, pasi testi i ADN-së në vend e ka konfirmuar plotësisht.

Si e mbikëqyrën forcat amerikane Bagadadin?

Ndërkohë që situata Siri-SHBA nuk ishte aspak e qetë dhe nënkontroll, lideri i ndjerë i ISIS, Abu Bakr al-Baghdad po fshihej  në kufirin e Sirisë me Irakun, nga forcat e armatosura amerikane.

Teksa një pjeë e mirë e Idlibit ishte e mbikëqyrur nga xhihadistët, jepnin mundësinë që udhëheqësit e ISIS-it  të strehoheshin në këto vende.

Bazuar në deklaratën e presidetit Trump, forcat amerikane po e mbikëqyrnin prej  dy javësh Bagdaadin, pasi ky i fundit kishte në mendje hartimin e një plani që synonte mirëorganizmin e grupit  terrorist.

Të shpërndarë në 8 helikopterë, forcat amerikane sulmuan nga ajri xhihadistët e në këtë moment Bagdaadi kuptoi se nuk ka shpëtim dhe vendosi  të shpërthente jelekun me eksploziv.

Dhe kjo mënyrë e të larguarit nga jeta, lideri i ISIS u quajt nga Trump si  “një qen”.

Kush ishte Abu Bakr al-Bagdadi

Abu Bakr al-Bagdadi, lideri i fshehtë i Shtetit Islamik, i cili u konfirmua si i  vetvrarë edhe nga Presidenti amerikan Donald Trump, është një ndër njerëzit që terrorizoi botën me veprat makabre të organizatës terroriste që ai e drejtonte prej vitesh.

Al-Bagdadi lindi në vitin 1971, në Samarra, një qytet në veri të Bagdadit. I njohur gjithmonë me këtë emër, emri i vërtetë i  Bagdadi është Ibrahim Aëad Ibrahim al-Badri. Mësohet që emrin ai e ndryshoi pasi u përfshi në organizatat terroriste.

Çdo kush që e ka njohur e ka quajtue Al-Bagdadin si një njeri të turpshëm, e të rrezikshëm.

Lideri i ISIS-it që u vetëvra dy ditë më parë u shkollua në qytetin e tij të lindjes  ku edhe u diplomua aty.

Gjithashtu ai njihej edhe për zërin e bukur në leximin e Kuranit që bënte para fëmijëve.

Lidhur me të kaluarën e tij si terrorist, ka disa variante që  flasin mbi të. Së pari thuhet që  ishte ekstremist, edhe para pushtimit të Irakut dhe rënies së Sadamit Hysenit në vitin 2003.

Ndërsa gjatë luftës në Irak, Al-Bagdadi nisi aktivitetin e tij xhihadist, ku shumë shpejt u arrestua në dhjetor të vitit 2004. Pas qëndrimit për disa muaj në burg, ai u lirua dhe dy vite më vonë, në 2006 u bë pjesë e Këshillit Shura të muxhahedinëve, ku shërbente në komitetin e sheriatit. Nga kjo punë ndërroi emrin dhe Al-Bagdadi u bë një prej personave më famëkeq.

Nëntë  vite më parë nëm, në 2010, Al-Baghdadi u emërua udhëheqës i Shteti Islamik të Irakut. Ndërsa kujtojmë që një vit më pas, Osama bin Laden u vra.

Kujtojmë që lajme për vdekjen e Al-Bagdadit, ka pasur shumë. Në 2016 u raportua se ai u vra gjatë sulmeve ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, po më pas rezultuan të rreme. Ai qëndroi i fshehur për 5 vjet. Në 2014-ën u pa për herë të fundit, ndërsa në 2016-ën doli lajmi se ai u vra, por sërish rezultoi dështim.

E sot në vitin 2019 njeriu më famkeq është vetvrarë pas operacionit të forcave amerikane.

Burimi: Ajlazeera 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota abu bakr al-baghdadi donald trump abu bakr al-baghdadi donald trump

Sondazh

Poll

Bota 28 Tetor 2019, 07:54

Irak- Një ditë më parë u raportua se u vra në Irak lideri i Shtetit Islamik, ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi. Ky ishte një nga personat më të kërkuar në botë pas Osa...