Sport

Luis Suarez do të jetë lojtari i radhës, që do të ndjekë Leo Messin në Inter Miami

Golashënuesi uruguajan ishte i rëndësishëm në Barcelonë së bashku me yllin argjentinas përpara se të largohej për në Atletico Madrid.

23 Tetor 2023, 08:00 Nga DOSJA
Luis Suarez do të jetë lojtari i radhës, që do të

SHBA - Sipas një raporti të “Marca”, Lionel Messi, Sergio Busquets dhe Jordi Alba, së shpejti do të kenë shoqëri nga... e kaluara.

Këta lojtarë të shquar të një prej skuadrave më të mira të Barcelonës, Messi, Busquets, Alba që kanë bërë histori, teksa kanë fituar tripletë trofesh me Luis Enrique, do të mirëpresin Luis Suarez sipas "Marca" për të plotësuar ëndrrën që David Beckham po punon që kur ai erdhi fillimisht te Inter Miami.
Golashënuesi uruguajan ka qenë kryesor në atë skuadër, para se të largohej për në Atletico Madrid, i cili më pas i kurorëzoi kampionë me 21 golat e tij vendimtarë. Suarez është qershia mbi tortë për Inter Miami. Përveçse është një top lojtar, ai është edhe shoku më i mirë i Messit, me argjentinasin që ka qenë katalizatori për këtë sipërmarrje në klubin MLS.

Shfaqja e papritur e Arabisë Saudite dhe paratë e saj të pafundme, duket se nuk i ndalin projektet e Inter Miamit për të rindërtuar atë ekip të Barcelonës. Mungoi qershia mbi tortë, golashënuesi, njeriu që përfundon çdo mundësi.

Ky ishte roli i tij në Barcelonën e Luis Enriques, e cila për kuriozitet ishte një ekip që e nisi me probleme të mëdha. Kishte probleme mes yjeve dhe trajnerit, por ata përfundimisht fituan Champions League dhe ky mbetet suksesi më i fundit evropian i katalanasve.

Fakti që Suarez nuk ndodhet tashmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është për shkak të vështirësive të shkaktuara nga Gremio, në lidhje me ndërprerjen e kontratës së tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll