Sport

Nuk ka kontratë të re! Ditët e De Bruyne te Man.City, duket janë të numëruara…

Futbollisti belg Kevin de Bruyne (32) duket se i ka të numëruara ditët te Manchester City.

23 Tetor 2023, 09:00 Nga DOSJA
Nuk ka kontratë të re! Ditët e De Bruyne te Man.City, duket

ANGLI - Manchester Cyti tashmë në fillim të sezonit, e ka rinovuar dëmtimin e shtyllës së pasme, prandaj me shumë gjasa, mesfushori Kevin de Bruyne, do të mungojë në fushë deri në fund të vitit, gjë që u reflektua edhe në rezultatet e kampionëve aktualë. 

City pësoi dy disfata radhazi kundër Wolverhampton dhe Arsenalit, por arriti të mbyllë serinë e keqe me një fitore ndaj Brighton. 

Siç raportojnë mediat angleze, drejtuesve të Cityt nuk u pëlqen fakti që mesfushori me përvojë lëndohet vazhdimisht, për këtë arsye po mendojnë të mos e zgjasin bashkëpunimin me të. 

Drejtuesit e “Qytetarëve” janë të shqetësuar për formën në të cilën do të rikthehet De Bruyne, pas dëmtimit të tij dhe nuk po e ndihmon fakti që ai tashmë është 32 vjeç.  

Ky lajm ka habitur tifozët e Cityt, duke pasur parasysh, se De Bruyne, së bashku me Erling Holaand, janë ylli më i madh i skuadrës dhe një nga më meritorët për titujt e Premier League dhe Champions League të vitit të kaluar.

Meqë ra fjala, disa spekulojnë, se tashmë “Qytetarët” e kanë gjetur një zëvendësues për belgun dhe përmendet mesfushori 20-vjeçar i Bayernit, gjermani Jamal Musial. 

Mesfushori belg iu bashkua klubit nga Mançesteri në vitin 2015 nga Wolfsburgu gjerman në një transferim prej 45 milionë eurosh. Gjatë tetë sezoneve në “Etihad”, ai ka luajtur 358 ndeshje dhe shënuar 96 gola me 153 asistime.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll