Sport

Formula 1/ Hamilton dhe Leclerc skualifikohen nga Grand Prix i SHBA-së...

Është konstatuar shkelje e rregullores teknike, për dërrasën e detyrueshme të dyshemesë së makinës

23 Tetor 2023, 10:00 Nga DOSJA
Formula 1/ Hamilton dhe Leclerc skualifikohen nga Grand Prix i SHBA-së...

SHBA - Siç pritej, stjuardët e Grand Prix të Shteteve të Bashkuara vendosën të skualifikonin Lewis Hamilton dhe Charles Leclerc nga rezultati përfundimtar.

Pas përfundimit të garës në Austin, në kontrollet teknike standarde të rastësishme, Fédérata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) kontrolloi katër makina: ato të Max Verstappen, Lando Norris, Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton.

Dy të parët... i kaluan testet, por u zbulua një parregullsi te Ferrari dhe Mercedes. Në veçanti, inspektori teknik i FIA-s, Joe Bauer, zbuloi një shkelje të nenit 3.5.9 (e) të rregulloreve teknike, në lidhje me dërrasën e detyrueshme të dyshemesë së sediljeve të makinave.

Sipas shkronjës së ligjit, në kontrollin teknik pas garës, nuk guxon të matet nën 9 mm.  Por si W14 e performancës së britanikut, ashtu edhe SF-23 i monegasque, kishin tejkaluar kufirin e konsumit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll