Bota

Vrasja e liderit të ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi u spiunua në CIA nga gruaja e tij

28 Tetor 2019, 11:12 Nga DOSJA
Vrasja e liderit të ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi u spiunua në CIA nga

BAGDAD– CIA mori informacionin kryesor për bastisjen e kompleksit të liderit të ISIS, Al-Bagdadi, pasi arrestuan gruan e liderit dhe një korrier. Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi të dielën se udhëheqësi i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Bagdadi ishte vetëvrarë në një sulm ushtarak amerikan në Siri të shtunën. Menjëherë sapo është pikasur nga forcat amerikane, terroristi ka shpërthyer një jelek vetëvrasës me eksploziv. Vrasja e Al-Bagdadit shënon një fitore të madhe për forcat amerikane, pasi ky i fundit kishte qëndruar i fshehur prej pesë vitesh. SHBA kishte vendosur një shpërblim prej 25 milion dollarësh në këmbim të kokës së tij në vitin 2016. Misioni i CIA-s për të gjetur udhëheqësin mori më shumë forcë këtë verë, ku njëra nga gratë e tij dhe një korrier u arrestuan.

New York Times raportoi se agjencia e inteligjencës ka hartuar planet e saj për kapjen e al-Bagdadit në koordinim me zyrtarët e inteligjencës irakiene dhe kurde, të cilët ndihmuan në gjetjen e vendodhjes së saktë të spiunëve për të monitoruar lëvizjet e tij. Por teksa agjentët e inteligjencës i afroheshin një sulmi, vendimi tronditës i Trump për të tërhequr trupat amerikane nga Siria Veriore, duke lejuar kështu forcat turke të sulmojnë kurdët aleatë të SHBA-së shkaktoi trazira dhe shqetësimi se marrëdheniet e SHBA dhe misioni në përgjithësi po rrezikoheshin. Zyrtarët që folën për “New York Times”, raporton Bussines Insider lavdëruan kurdët për vazhdimin e ofrimit të shërbimit të Inteligjencës për CIA-n edhe pasi TRump njoftoi tërheqjen e SHBA. Kjo tërheqje nuk i pengoi kurdër sirianë dhe irakienë që të ofronin shërbimin e tyre të inteligjencës.

Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper tha në “Këtë javë” të ABC se vendimi për ekzekutimin e misionit për vrasjen e al-Bagdad erdhi brenda një dite. “Nuk vonoi shumë, presidenti brenda ditës zgjodhi opsionin e tij dhe na dha dritën e gjelbër për të vazhduar misionin”, tha Esper duke shtuar se ai nuk e dinte nëse forcat amerikane ishin tërhequr tërësisht nga Siria. “Kjo bastisje nuk kishte të meta dhe mund të ndodhte vetëm me ndihmën e disa kombeve dhe njerëzve të tjerë”, tha Trump gjatë një konference për mediat. “Unë dua të falenderoi Rusinë, Turqinë, Sirinë dhe Irakun dhe gjithashtu dua të falenderoi kurdët sirianë për përkrahjen që ata ishin të gatshëm të na e jepnin“, tha më tej Trump në përfundim të konferencës për shtyp.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota abu bakr al-bagdadi vetëvritet lideri i isis abu bakr al-bagdadi vetëvritet lideri i isis

Sondazh

Poll

Bota 28 Tetor 2019, 07:54

Irak- Një ditë më parë u raportua se u vra në Irak lideri i Shtetit Islamik, ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi. Ky ishte një nga personat më të kërkuar në botë pas Osa...