Sport

VIDEO/ Kryesori Mariani nuk heziton, e lë Milanin me 10 lojtarë... përballë Juventusit

Në barazim 0-0 janë mbyllur 45 minutat e para, por kuqezinjtë kanë mbetur me 10 lojtarë në fushë.

22 Tetor 2023, 22:13 Nga DOSJA
VIDEO/ Kryesori Mariani nuk heziton, e lë Milanin me 10 lojtarë...

ITALI - Në barazim 0-0 janë mbyllur 45 minutat e para në “San Siro”, në klasiken italiane Milan - Juventus. Ndonëse kuqezinjtë kanë qenë superiorë në kontrollin e lojës, ata janë inferiorë sa i përket numrin të lojtasrëve në fushë.

Në minutën e 40-të Milani mbetet me 10 lojtarë. Moise Kean i ikë gjermanit Thiaw. Ky i fundit e frenon në mënyrë të parregullt. Dhe kryesori Mariani nuk heziton por i tregon kartonin e kuq mbrojtësit të Milanit.

Gjithsesi, 45 minutat e para u mbyllën në barazim 0-0.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll