Sport

VIDEO/ U ndëshkua me karton të kuq, Jose Mourinho: “Nuk e di pse më përjashtuan, bëra dy gjeste drejt pankinës së Monzas...”

Trajneri portugez i Romës ishte në qendër të vëmendjes, pas një tjetër fitoreje në Serie A (1-0).

22 Tetor 2023, 19:57 Nga DOSJA
VIDEO/ U ndëshkua me karton të kuq, Jose Mourinho: “Nuk e di pse

ITALI - Këtë të diel, José Mourinho ishte shumë i kënaqur me përpjekjet e lojtarëve të tij në fitoren e vështirë kundër Monzas (1-0), me një gol të vonuar nga El Shaarawy. 

Në një konferencë për shtyp, trajneri portugez ka analizuar ndeshjen dhe ka folur për përjashtimin e tij, duke thënë se ende nuk e ka kuptuar pse u ndëshkua me kartonin e kuq.

"Pse u përjashtova? Nuk e di. Bëra dy gjeste drejt pankinës kundërshtare, por nuk përdora fjalë ofenduese. Vitin e kaluar luajtëm një ndeshje të shkëlqyer në Monza dhe pas ndeshjes, të mire, por ende pa përvojë, njerezit na ofenduan.

Sot e vetmja pankinë që bëri një shfaqje fantastike dhe i bëri presion arbitrit ishte e tyre. Nuk po e kritikoj këtë, por po kritikoj faktin që u përdorën sharje pas lojës. Fjalët e mia për ta janë thjesht: 'Ekipi i mirë dhe trajneri i madh'. Nuk ka nevojë për këtë"- filloi trajneri duke u justifikuar, para se të fliste për festën e madhe dhe gjunjëzuar që ndodhi pas golit të El Shaarawy.

"Ishte (një gol) në minutën e fundit, vitin e kaluar me Sassuolo-n bëra të njëjtën gjë. Kur shënon në minutën e fundit në një ndeshje që e ndjen se është e vështirë, ndihesh i lumtur. Ne goditëm shtyllën dy here, patëm shumë mundësi.

Por ne edhe mund të humbnim, edhe ata kishin mundësi të rrezikshme, ishte një lojë e vështirë, nuk ishim mirë, teknikisht nuk ishim mirë, fizikisht pashë lojtarë me dhimbje, të tjerët që ishin në kombëtare dhe luanin dy ndeshje 90-minutëshe. Monza luajti shumë mirë”,- përfundoi ai.
Duhet theksuar se me këtë fitore Roma e Mourinhos u ngjit provizorisht në vendin e 6-të të Serisë A, duke marrë 14 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll