Sport

VIDEO / Juventusi mund Milanin me 10 lojtarë dhe ngjitet në vendin e tretë!

Festë e çmendur e mesfushorit dhe gol i rëndë për Juventusin. Me suksesin e sotëm bardhezinjtë ngjiten në vendin e tretë me 20 pikë, dy më pak se Interi kryesues dhe një më pak se Milani i vendit të dytë.

22 Tetor 2023, 23:20 Nga DOSJA
VIDEO / Juventusi mund Milanin me 10 lojtarë dhe ngjitet në vendin e

ITALI - Një gol i Manuel Locatellit pas një ore lojë i dhuroi Juventusit një fitore të madhe 0-1 përballë Milanit në “San Siro”. Sfidë ku kuqezinjtë e Stefano Piolit luajtën me dhjetë lojtarë që prej minutës së 40’.

Moment kur Malick Thiaw humbi duelin me Moise Kean dhe kreu një ndërhyrje të parregullt, duke i hequr mundësinë e golit sulmuesit italian. I cili po marshonte i vetëm drejt portës kuqezi.

Kryesori Mariani nuk hezitoi aspak dhe i tregoi të kuqin mbrojtësit gjerman të Milanit. Skuadra e Max Allegrit festoi në minutën e 63’. “Ish”-i Locatelli gjuajti nga larg, topi u devijua nga Rade Krunic dhe përfundoi në rrjetë.


Festë e çmendur e mesfushorit dhe gol i rëndë për Juventusin. Me suksesin e sotëm bardhezinjtë ngjiten në vendin e tretë me 20 pikë, dy më pak se Interi kryesues dhe një më pak se Milani i vendit të dytë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll