Sport

VIDEO / Teuta bën të pamundurën, nga 0-2 në 3-2 përmbyt “nëndetësen”!

Dinamovitët janë larguar me kokën ulur nga stadium, teksa bregdetarët përmbysën rezultatin në 2-3 në minutat e fundit.

22 Tetor 2023, 19:21 Nga DOSJA
VIDEO / Teuta bën të pamundurën, nga 0-2 në 3-2 përmbyt

ELBASAN - Përballja e sotme mes Dinamos dhe Teutës ka ofruar emocione të forta. Dinamovitët janë larguar me kokën ulur nga stadium, teksa bregdetarët përmbysën rezultatin në 2-3 në minutat e fundit.

Dinamo shënoi e para me anë të Kaçorrit në minutën e 32-të, ndërsa në të 54-t Denisoi dyfishoi rezultatin.

Por Teuta nuk kishte thënë ende fjalën e fundit. Peposhi ngushtoi shifrat në minutën e 72-të, ndërsa 12 minuta më vonë Fili shndërroi në gol një penallti për durrsakët.

Ekipi i Martinit nuk u mjaftua me kaq dhe ngulmoi deri në sekondat e fundit.

Përpjekja e tyre u shpërblye, teksa Jazxhi përmbysi rezultatin në 2-3 në minutë ne 98-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll