Sport

VIDEO / Interit i mjaftojnë 45 minuta për të mundur Torinon në shtëpi!

Në Olimpico Granata luftojnë dhe luajnë mirë, por në pjesën e dytë zëvendësimet e Inzaghit i japin pikën e kthesës ndeshjes.

21 Tetor 2023, 20:09 Nga DOSJA
VIDEO / Interit i mjaftojnë 45 minuta për të mundur Torinon

ITALI - Pas një gjysmë hapi të gabuar ndaj Bolonjës, Interi është rikthyer në ritëm. Në ditën e nëntë të Serisë A, skuadra e Simone Inzaghit mundi 3-0 Torinon dhe kaloi për momentin Milanin në krye. Në Olimpico në pjesën e parë ishte Torino që zhvilloi më tepër aksione më të rrezikshme me Ricci, Seck dhe Pellegri, por Sommer ishte i vëmendshëm dhe rezultati mbeti i ekuilibruar. 

Më pas në pjesën e dytë Inzaghi dha pikën e kthesës  me zëvendësimet dhe zikaltërit shënuan me Thuram (59').

10 minuta më pas është argjentinasi Lautaro Martinez ai që gjen golin e dytë dhe të sigurisë për zikaltrit.

Ndërsa në shtesë një penallti e akorduar për Interin shndërrohet në gol nga turku Calhanoglu

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll