Sport

Real Madridi po heziton të jetë te “Topi i Artë”, frikë nga ndonjë sulm terrorist...

Nga frika e ndonjë sulmi terrorist, Real Madrid po shqyrton mundësinë nëse do të dërgojë përfaqësuesit e tyre në ceremoninë e “Topit të Artë”.

21 Tetor 2023, 13:53 Nga DOSJA
Real Madridi po heziton të jetë te “Topi i Artë”,

SPANJE - Duke pasur parasysh kushtet dhe kërcënimin terrorist që kërcënon Parisin ditët e fundit, Real Madrid nuk është i garantuar të marrë pjesë në ceremoninë e “Topit të Artë”, më 30 tetor në “Théâtre du Châtelet”.

Këtë të premte (20/10), 'La Cadena Ser' raporton se shqetësimi është me të vërtetë brenda klubit në kryeqytetin spanjol, të cilët ende hezitojnë të dërgojnë Vinicius Junior dhe Jude Bellingham, dy përfaqësuesit e tyre të caktuar në këtë event.

Kujtojmë se Pallati i Versajës u evakuua pesë herë javën e kaluar, për shkak të kërcënimeve me bomba, ndërsa rreth dhjetë aeroporte janë prekur edhe në të gjithë në Francë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll