Sport

Papu Gomez me doping... shpëtojnë Argjentina dhe Sevilla!

Pas pezullimit për doping, Papu Gomez mund të humbasë titullin kampion bote me Argjentinën dhe atë të fituar në Europa League me Sevillan. Nga ana tjetër nuk do të ketë pasoja për ‘Albicelestet’ dhe klubin spanjol.

21 Tetor 2023, 10:30 Nga DOSJA
Papu Gomez me doping... shpëtojnë Argjentina dhe Sevilla!

SPANJE - Argjentinasit mund të marrin frymë lehtë. Pezullimi dy-vjeçar për doping i Papu Gomez, i cili doli pozitiv para Botërorit, ndërkohë që luajti me ‘Albicelestet’, nuk do t'ua heqë trofeun e artë. 

Siç shpjegohet nga “Revelo”, i cili ishte tashmë në origjinën e zbulimit të pezullimit, neni 11 i Kodit Botëror Anti-Doping parashikon, që një ekip, ose një përzgjedhje, mund të humbasë titullin, nëse dhe vetëm nëse të paktën dy, nga anëtarët e tij kryejnë një shkelje e rregullit antidoping.

Rasti i vetëm i ish-mesfushori i Atalanta, pra, nuk do të ndryshojë asgjë për vendin e tij, as për klubin e tij në kohën e ngjarjeve, Sevilla FC, e cila më pas fitoi Europa League dhe që do ta ruajë trofeun e saj. Lojtari dhe klubi andaluzian e kishin ditur prej muajsh kur morën njoftimin për testin pozitiv. Pikërisht për këtë arsye 35-vjeçarit iu ndërpre kontrata verën e kaluar, ndonëse i skadon në qershor të 2024-ës.

Nga një këndvështrim më personal, lojtari argjentinas rrezikon. Sipas  “Revelo”, Papu Gomez thjesht mund të humbasë titullin e tij të kampionit të botës dhe atë të fituesit të Europa League. Dhe kjo për arsyen e thjeshtë, se testi pozitiv u zhvillua para garave në fjalë dhe ku mori pjesë mesfushori.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll