Sport

Chelsea pa Armando Brojën, por me Reece James në përballjen kundër Arsenalit…

Për ditën e 9-të të Premierligës, Chelsea do të duhet të bëjë pa Armando Brojën në përballjen me Arsenalin (të shtunën, në orën 18:30). Reece James mund të kthehet në grupin “Blu”.

21 Tetor 2023, 10:00 Nga DOSJA
Chelsea pa Armando Brojën, por me Reece James në përballjen

ANGLI - I 11-ti në renditjen e Premierligës, Chelsea ka mundësinë të rikthehet në “Top 8” në rast të fitores ndaj Arsenalit, të shtunën, në orën 18:30.

Për këtë takim, Mauricio Pochettino do të përballet me mungesën e Armando Broja. Sulmuesi shqiptar, i rikthyer pak javë më parë pas rikuperimit nga këputja e ligamentit të kryqëzuar në gjurin e djathtë, me kombëtaren e tij është ankuar për gjurin e majtë.

Ndërkohë që Trevoh Chalobah, Wesley Fofana, Christopher Nkunku, Ben Chilwell, Romeo Lavia dhe Carney Chukwuemeka janë munguesit afatgjatë të “bluve” të Londrës.

Nga ana e tij, Benoît Badiashile mund të kthehet në grup, ashtu si edhe mbrojtësi i djathtë Reece James. Ende pa u paraqitur këtë sezon për shkak të një dëmtimi në ijë ai “mund të jetë i disponueshëm në stol”,- ka treguar trajneri argjentinas.

Sa i përket ndërkombëtarit anglez (16 ndeshje), ai "u stërvit mirë ditët e fundit", siguroi ish-tekniku i Paris-Saint-Germain. “Tani duhet të diskutojmë me stafin mjekësor për të vendosur nëse ai mund të jetë pjesë e skuadrës nesër (e shtunë)”.

Duke u kthyer nga kombëtaret të enjten, Moises Caicedo (Ekuador) dhe Enzo Fernandez (Argjentinë) janë në dispozicion. Me ta, Chelsea mund të arrijë suksesin e tretë radhazi në kampionat, gjë që nuk ka ndodhur për gati një vit (tetor 2022).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll