Sport

George Weah, pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Liberi, në balotazh!

21 Tetor 2023, 09:00 Nga DOSJA
George Weah, pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale

LIBERI - Presidenti në largim i Liberisë, George Weah, do të marrë pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. 

“Topi i Artë” i vitit 1995 përfundoi ngushtë në krye të raundit të pare të zgjedhjeve, me pak më shumë se 7000 vota përpara Joseph Boakai.  Duke marrë 43,84% të votave, ish-sulmuesi i njohur (56 vjeç) rezultoi më mirë se në vitin 2017, ku ai mori vetëm 38,37% të votave në raundin e pare, përpara se të fitonte me 61,01% ndaj të njëjtit kundërshtar.

Por këtë herë George Weah shpresonte të zgjidhej që në raundin e parë, por bashkatdhetarët e tij nuk ia ofruan këtë plebishit, pavarësisht ndërtimit të 400 km rrugë, apo edhe regjistrimit falas në universitetin që ai vendosi. 

Konkurrenti kryesor i tij u rrit në raundin e parë, duke shkuar nga 28.76% në 2017 në 43.44%. Mbetet për t'u parë se cili nga dy kandidatët do të marrë votat e tetëmbëdhjetë kandidatëve të vegjël, me 0.16 me 2.20%.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll