Sport

Rasti i basteve, Ceferin: "Disa lojtarë janë model, të tjerë jo"

Presidenti i UEFA-s: “Euro 2024 pa Italinë do të ishte një fatkeqësi”

21 Tetor 2023, 08:00 Nga DOSJA
Rasti i basteve, Ceferin: "Disa lojtarë janë model, të

GJERMANI - Në periferi të Panairit të Librit në Frankfurt, ku Sllovenia (vendi i tij i lindjes) ishte mysafir nderi, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, nuk deshi të komentojë konkretisht rastin e basteve që goditi futbollin italian ("Unë do të preferonte të fliste për libra"), por iu përgjigj kështu një pyetjeje nga agjencia “LaPresse”: "A duhet të përfaqësojnë lojtarët një model? Po, duhet. Disa janë, të tjerët për fat të keq jo".

Ceferin foli edhe për faktin se Italia rrezikon të mos jetë në startin e “Euro 2024”. Një eventualitet që numri 1 i futbollit europian as që dëshiron ta imagjinojë: “Italia duhet të kualifikohet në “Euro 2024”. Përndryshe do të ishte një fatkeqësi. Italia është shumë e rëndësishme. Mendoj se Italia do të fitojë kundër Ukrainës”.

Ceferin, i cili është në krye të UEFA-s që nga viti 2016, do të qëndrojë në detyrë të paktën deri në vitin 2027, pasi takimi i Kongresit të UEFA-s në Lisbonë e rizgjodhi atë në presidencë më 5 prill, pozicion për të cilin ai ishte i vetmi kandidat. Me atë rast, në mesin e nënkryetarëve u zgjodh edhe numri një i FIGC-së, Gabriele Gravina.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll