Aktualitet

Banorët e Këlcyrës në protestë për shtëpitë, kryetari i Këshillit Bashkiak: Më kanë falsifikuar firmën!

4 Mars 2019, 08:12 Nga DOSJA
Banorët e Këlcyrës në protestë për

GJIROKASTËR- Ditën e sotme banorët e Këlcyrës kanë zhvilluar një protestë para bashkisë, pas vendimit për shembjen e 28 objekteve në qendër, shumë mes të cilave, biznese e shtëpi banimi të ngritura vite më parë.

Bëhet fjalë për një projekt, i cili është miratuar në mbledhjen e këshillit bashkiak të Këlcyrës, ku një ndër pikat, ishte prishja e këtyre objekteve. Ndërsa, kryetari i Këshillit Bashkiak Gramoz Hodo, tha se nuk është firma e tij për prishjen e objekteve, por e falsifikuar.

“Nuk kam firmosur unë, nuk është firma ime”-tha Hodo. 

Ndërsa, banorët nga ana e tyre, pohojnë se janë të pajisur me certifikata pronesie, por pavarësisht se do të dëmshpërblehen sipas vlerësimit, ata nuk e pranojnë këtë zgjidhje, por kërkojnë anulimin e projektit. 

“Para disa ditësh na ka ardhur një shkresë ku thuhet bëni preventimin. Të gjitha dokumentet i kemi në rregull që nga 1990. Mua s’më prishet se do bëj gjëmën. As kam vrarë e as kam prerë. Dokumentet i kam të rregullta biri. Kudo që të vejë shteti, kompesimi është nga 4 kate të jep asgjë. Prandaj, o vdekje o liri.”-janë shprehur banorët.

Ata kanë kërkuar që të dalë kryetari i Bashkisë Këlcyrë, Klement Ndoni për t’i sqaruar.

Ndërkohë që protestonin, një shkrim në Gazetën Tema, ka sjellë irritimin e banorëve, pasi sipas tyre kryetari i Bashkisë, Klement Ndoni nuk ka zbritur për t’i sqaruar për projektin që do të zbatohet në qendren e qytetit. Një nga qytetaret tha se ky është mashtrim dhe se kryebashkiaku eshte fshehur. (Lexo ketu)

(a.m/F.G.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjirokaster gramoz hodo prishja e banesave protesta e banoreve te kelcyres gjirokaster gramoz hodo prishja e banesave protesta e banoreve te kelcyres

Sondazh

Poll