Aktualitet

Hetohet për koncesionin e parkingjeve, i shkrumbojnë makinat drejtorit të Bordit të Kullimit në Vlorë (EMRI)

26 Shkurt 2019, 07:09 Nga DOSJA
Hetohet për koncesionin e parkingjeve, i shkrumbojnë makinat drejtorit

Në qytetin e Vlorës në zonën e Ujit të Ftohtë janë djegur 5 makina gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm dhe dyshohet se u është vënë qëllimisht zjarri automjeteve.

Dy prej automjeteve të djegura janë në pronësi të Drejtorit të Bordit të Kullimit në Vlorë, Gentjan Sherifajt. Në momentin kur  është vënë zjarri makinat kanë qenë të parkuara pranë njëra-tjetrës.

Sherifaj është zyrtar në drejtorinë e Urbanistikës në Bashkinë Vlorë. Duhet të themi se ky i fundit është nën hetim bashkë me ish-kryebashkiakun e Vlorës Shpëtim Gjikën, dhe 6 ish-zyrtarë të tjerë të bashkisë së Vlorës për koncesionin e parkingjeve. 

Të sipërpërmendurit akuzohen për shpërdorim të detyrës, pasi si anëtarë të komisionit që ishte ngarkuar për krijimin e kushteve të dhënies të koncesionit të parkingjeve në 25 rrugë të Vlorës, pasi dyshohet se kanë shpallur fituese një kompani offshore.

Njoftimi i policisë:

Më datë 26.02.2019, në orën 01:30, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, në një shesh parkimi, në rrethana ende të paqarta  janë përfshirë nga flakët 5 automjete në pronësi të personave të ndryshëm. Po punohet për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjen makina ne vlore drejtori i administrimit gentian sherifaj digjen makina ne vlore drejtori i administrimit gentian sherifaj

Sondazh

Poll