Aktualitet

Mbyllet marrëveshja, Samir Mane blen Tirana Bank për 57.3 mln €

4 Mars 2019, 12:40 Nga DOSJA
Mbyllet marrëveshja, Samir Mane blen Tirana Bank për 57.3 mln €

GREQI- Banka e Pireut e përfundoi shitjen e filialit shqiptar Tirana Bank tek Balfin Group dhe Komercijalna Banka, duke e rritur vlerën e kapitalit, njofton vetë banka huadhënëse më e madhe në Greqi.

Banka e Pireut shiti 98.3 për qind të aksioneve të Tirana Bank për 57.3 milionë euro, pasi mori dritën jeshile nga autoritetet, përfshirë Bankën Qëndrore Shqiptare dhe Fondin e shpëtimit të Bankave të Greqisë.

E themeluar në 1996, Tirana Bank ishte banka e parë private që nisi operacionet në Shqipëri.

Ka 39 degë dhe 71 automate në gjithë vendin. Komercijalna Banka është huadhënësja më e madhe e Maqedonisë së Veriut, me asete rreth 1.7 mialiardë euro.

Grupi i Pireut zotërohet në 26.2 për qind nga Fondi Helenik i Stabilitetit Financiar. UniCredit e këshilloi grupin ta shiste filialin shqiptar.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grupi i pireut samir mane tirana banke grupi i pireut samir mane tirana banke

Sondazh

Poll